Edhe 427 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit nëpër spitalet e Britanisë së Madhe. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në vend është rritur në 27,180.
Gjatë 24 orëve të fundit, Anglia ka regjistruar 352 vdekje në spitale, Skocia 40, Uellsi 17 dhe Irlanda Veriore 18.
Qeveria e vendit pritet që të raportojë një bilanc akoma të lartë ditën e sotme pasi Departamenti i Shëndetit ka nisur që të përfshijë vdekjet që ndodhin në shtëpitë e kujdesit. Ndërsa, deri më tani në vend raportohen 144,138 raste aktive.
Kryeministri Boris Johnson konfirmoi natën e kaluar se vendi e ka kaluar pikun e epidemisë dhe se ditët e zeza tashmë i përkasin të shkuarës. /abcnews.al/