Fier, vëllai i Kreshnik Beqirajt kërkon të zbardhet motivi i vrasjes

schedule20:05 - 12 Mars, 2018

schedule 20:05 - 12 Mars, 2018

Vrasja e Kreshnik Beqirajt në Fier, e cila u zbulua disa ditë më parë, konsiderohet ende e pazbardhur nga familjarët e viktimës.

Vëllai i viktimës, Donjet Beqiraj, përveçse kërkon dënimin maksimal për autorin kërkon të zbulohet edhe arsyeja e vërtetë e vrasjes. Kreshnik Beqiraj u vra në Qershor të vitit të kaluar nga shoku i tij Albert Zeka.

Ky i fundit hodhi trupin e viktimës në kanal dhe u zhvendos në kryeqytet, ku jetoi për 8 muaj në një strehë për të varfërit.

Motivi i ngjarjes mendohet të ketë qënë mosshlyerja e detyrimeve të qerasë nga autori, gjë për të cilën viktima i kishte kërkuar të largohej nga banesa, të cilën e ndanin prej 2 vitesh në Fier./abcnews.al