Totti: Do bëja letra false për Tonalin, do bëhet një nga më të fortët në botë

schedule21:18 - 30 Prill, 2020

schedule 21:18 - 30 Prill, 2020

Sandro Tonali është një nga emrat më të përfolur në Itali. Mesfushori i Brescias pëlqehet nga shumë kluve të mëdha evropiane. Interi dhe Juventusi po garojnë fort për shërbimet e tij, por nuk duhet neglizhuar as Barcelona.

19-vjeçari cilësohet nga të gjithë si Andrea Pirlo i ri dhe ia ka dalë të mahnisë edhe Francesco Tottin me kualitetin që zotëron. Ish-kapiteni i përjetshëm i Romës, thur elozhe për mesfushorin e talentuar italian në një bisedë në rrjetet sociale me Paolo Bonolis.

Për një si Tonali do bëja gjithçka, do bëja edhe letrat false. Ai do të bëhet një nga qendërmesfushorët më të fortë në botë, njësoj si Gerrard, De Rossi apo Lampard. Ai është një miks midis Pirlos dhe Gattusos, zotëron gjithçka që i duhet një futbollisti.

Ka një ndryshim ritmi të pabesueshëm, është i aftë teknikisht dhe me kokë. Ai është gjithmonë i kthjellët, në ndeshje të rëndësishme dhe në takimet më të thjeshta”, deklaron legjenda e Romës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!