Sinjale pozitive nga kryemjeku i UEFA-s, Meyer: Futbolli mund të rinisë

schedule21:57 - 29 Prill, 2020

schedule 21:57 - 29 Prill, 2020

Ka shpresë që futbolli të rifillojë dhe kampionët e ndërprera të përfundojnë. Kryetari i Komisionit Mjekësor të UEFA-s është optimist. Tim Meyer ka deklaruar në një prononcim zyrtar se skuadrat mund të kthehen në fushë për mbylljen e këtij sezoni.

Rikthimi i futbollit në nivel konkurrues dhe elitar, shëndeti i lojtarëve, gjithë pjesëtarëve të përfshirë në këtë sport dhe publikut të gjërë, kanë një rëndësi të madhe. Të gjitha Federatat e futbollit që po planifikojnë rifillimin e garave, do të krijojnë protokolle të plota që diktojnë kushtet shëndetësore. 

Diçka e tillë do të sigurojë mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe ruajtjen e integritetit të politikave publike. Në këto kushte, sigurisht që është e mundur  të planifikohet rifillimi i kompeticioneve të pezulluara gjatë sezonit 2019/2020”, deklaron gjermani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!