Maqedonia e Veriut ka lehtësuar masat e izolimit në kohën e pandemisë së kovid 19. Gazetari Xhelal Neziri, tregon sesi duket Tetova këto ditë ndërkohë që njerëzit kanë më shumë mundësi të dalin.
“Në Tetovë ka lëvizje më të madhe sepse qeveria me dekret ka lehtësuar masat për qarkullimin e njerëzve. Deri pak ditë më parë, ora policore apo ndalesa fillonte në orën 4 të pasdites dhe zgjaste deri në mëngjesin e ditës së nesërme, ndërkohë që tani, ora policore është zhvendosur nga ora 7 e pasdites. Dhe ka më shumë liri për njerëzit që të dalin dhe të kryejnë ndonjë punë, të bëjnë ndonjë ecje në natyrë, por si kush është vënë mbajtja e dorezave dhe maskës.”/abcnews.al