Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Futbolli në Kosovë rinis në qershor, FFK del me njoftim zyrtar

schedule17:38 - 29 Prill, 2020

schedule 17:38 - 29 Prill, 2020

Mikrobiologu nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, Lul Raka, gjatë një takimi me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se fillimi i aktiviteteve sportive parashikohet në muajin qershor, më konretisht me datë 15.

“Presidenti Ademi e njoftoi Prof.Dr. Rakën me situatën në futbollin tonë dhe me faktin se deri më tani, asnjë futbollist nuk është prekur nga ky virus, me përjashtim të dy djelmoshave nga shkolla e futbollit e Ballkanit të Suharekës, të cilët tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Presidenti Ademi shprehu nevojën që futbolli të kthehet sa më parë, duke pasur parasysh afatet që i ka paraqitur UEFA për federatat e saj anëtare për mbylljen e këtij edicioni garues, normalisht nëse për këtë ekzistojnë mundësitë dhe duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe duke i respektuar rekomandimet nga institucionet shëndetësore për masat mbrojtëse në stadiume.



Nga ana e tij, Prof.Dr. Lul Raka u shpreh se është i vetëdijshëm për rëndësinë që ka aktiviteti sportiv, me këtë rast futbolli, duke pasur parasysh se në një periudhë ka qenë edhe vet futbollist, por tha se tani prioritet mbetet shëndeti. Ai bëri me dije se aktiviteti sportiv është paraparë të lejohet në fazën e tretë të masave lehtësuese në muajin qershor”, shkruhej në njoftimin e FFK-së.

IPKO Superliga, si dhe të gjitha aktivitetet tjera sportive në Kosovë, janë pezulluar shkaku i pandemisë. Pas 22 ndeshjeve, Ballkani kryeson me 44 pikë, një më tepër se Drita dhe tre më shumë se Gjilani e Prishtina, që ndajnë vendin e tretë dhe të katërt në renditje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!