Yevgeny Frolov, portieri 32-vjeçar i Krylia Sovetov, është gjobitur nga klubi i tij për shkak të një deklarate ku kritikonte presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Portieri akuzoi nëpërmjet një interviste të dhënë për gazetarin Sergei Yegorov
“Ajo që presidenti thotë në TV është e pakuptimtë. Nuk ka veprime reale. Kur flasim për biznesmenë të vërtetë, mund të mësoni se bankat nuk do të japin kurrë kredi me interesa të ulët dhe nuk do të ketë shtyrje të pagesave.
Ne jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi, por nuk ka asnjë ndihmë nga shteti. Jo vetëm kaq, por gjobitemi nëse dalim jashtë. Njerëzit nuk kanë para dhe gjoba mesatare është 5 mijë rubla. Po bëhen dy muaj që njerëzit nuk marrin paga.
Kjo nuk ndodh në Europë. Dhe ne shohim gjithashtu edhe si vepron policia jonë. Vetëm u përdredhin duart njerëzve ose i godasin në fytyrë dhe i shoqërojnë. Askunsh nuk ka të drejta dhe liri”, ka thënë mes të tjerash Frolov, i cili është ndëshkuar në bazë të rregullores së Krylia Sovetov. /abcnews.al