Televizionit Publik Shqiptar shënon 60 vjetonin e krijimit, gazetari Engjell Ndocaj këtë të mërkurë në një intervistë për Abc e Mëngjesit me Enkel Demin ka kujtuar punën në këtë institucion.
Ndocaj është shprehur se puna e tij në 40 vite sot duket si dita e parë e punës. Ai është shprehur se e ka të vështirë për të përshkruar punën e tij në këtë institucion pasi do i duhej një roman i tërë.
“Ndihem si ditën e parë të punës sepse i tillë është televizioni dhe i tillë ka qenë profesioni im gjatë këtyre 40 viteve. Gjatë këtyre viteve kam qenë i pranishëm në të gjithë ngjarjet politike shoqërore dhe politike, kam qenë i pranishëm në të gjithë momentet e trazirave. E kam shumë të vështirë ta përshkruaj duhet të bëj një roman. Duke filluar punën time në maj të 81’, kujtoj se 17 vitet e mia të para me emisionin e Rinisë kanë qenë 17 vite mësimi, një shkollë e madhe për njohjen e njerëzve dhe për percaktimin e vetes. Për tu bërë dikush në televizon është e rëndësishme q ëtë bësh portretin. Ndoshta geni familjar ka bërë që unë të mos doktrinohem dhe ashtu si çdo gazetar duhet të thotë atë që di dhe siç duhet të thotë”, tha Ndocaj.