Pierre-Emerick Aubameyang nuk ka rinovuar me Arsenalin. Kështu raportojnë mediat britanike dhe “Topçinjtë”, janë detyruar ta nxjerrin në shitje futbollistin më të mirë të tyre, duke mos rrezikuar ta humbasin me parametra zero sezonin e ardhshëm.
Arsenali do të pranojë dhe një ofertë vetëm 30 milion euro për shërbimet e bomberit 30 vjeçar, të cilit i skadon kontrata në qershor të vitit 2021. Aubameyang u transferua nga Borussia Dortmund në janar të vitit 2018 dhe ka arritur të shënojë më shumë se 50 gola me fanellën e Arsenalit.
Dy ekipe në Premier League, Chelsea dhe Manchester United, si dhe Barcelona, kanë shfaqur interes për Aubameyang, me sulmuesin nga Gaboni që ka filluar paketimin e valixheve./abcnews.al
Arsenal ‘ready to let Aubameyang leave’ in cut-price £30m transferhttps://t.co/IAsxk59MV0 pic.twitter.com/rpBXybPFfi
— Mirror Football (@MirrorFootball) April 28, 2020