Alaba edhe më larg Bayern, një tjetër klub “big” pas tij

schedule20:59 - 28 Prill, 2020

schedule 20:59 - 28 Prill, 2020

Mbrojtësi i Bayernit, David Alaba, duket gjithmonë e më larg bavarezëve. Austriaku është një ndër lojtarët më të mirë në Bundesliga dhe është ia aftë të luajë në shumë pozicione.

Muajt e fundit, Alaba ka luajtur në qendër të mbrojtjes, pas shpërthimit të Alphonso Davies në krahun e majtë. Gjithashtu, numri 27 bavarez mund të luajë edhe në mesfushë, një lojtar shumë polivalent.

Ekipet që interesohen për të, në çdo merkato janë të shumta, por largimi i tij gjatë verës, duket më i mundshëm se vitet e shkuara. Alaba ka pranuar se është një fans i Premier League, me ekipin e Arsenalit që e ka ndjekur që i vogël.

Megjithatë, ekipi që është futur në garë dhe shihet si favoriti për kartonin e austriakut, është Chelsea. Blutë e Londrës do të heqin dorë edhe nga Marcos Alonso, edhe nga Emerson Palmieri, duke e bërë Alaban titullar të padiskutueshëm në krahun e majtë.

Një ofertë e majme parashikohet nga Chelsea për David Alaba, që pritet të kalojë 50 milion eurot. Mbetet për t’u parë nëse Bayern do të privohet nga shërbimet e një prej lojtarëve më të mirë të tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!