Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kur do të mbahen provimet e maturës shtetërore? Ministrja Shahini: Do të hapim shkollat vetëm për maturantët

schedule19:07 - 28 Prill, 2020

schedule 19:07 - 28 Prill, 2020

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, në një deklaratë për mediat ka folur mbi vitin shkollor 2019-2020 në kushtet e sfidës së dyfishtë të mbrojtjes së shëndetit e të jetës dhe mbrojtjes së investimit të nxënësve e të familjeve për shkollimin e këtij viti.

Shahini sqaroi se do të bëhet një hapje e pjesshme e shkollave, duke zabtuar në mënyrë rigoroze masat e vendosura për parandalimin e COVID-19. Shahini njoftoi se provimet e maturës shtetërore do të mbahen  8-18 qershor 2020.

Klasa e  1-11 deri në fund të majit dhe ëmsimi online për to do të mbyllet 2 javë më herët”.

“Hapja e pjesshme e shkollave do të realizohet duke zbatuar të gjitha rregullat. Arsyeja që nuk do ti hapim të gjitha shkollat është numri i lartë i nxënësve dhe sepse disa shkolla janë dëmtuar nga tërmeti.

Ky vit do të mbyllet në muajin qershor. Provimet e maturës shtetërore do të mbahen  8-18 qershor 2020. Provimet e klasës së 5 dhe të nëntë do të anulohen. Do të hapim shkollat vetëm për maturantët në 18 maj deri në 5 qershor”, tha Shahini.

Lexo edhe: Ministrja e Arsimit Shahini: Anulohen provimet e lirimit dhe të klasave të 5-ta

Gjithashtu Ministrja Shahini tha se: “Numri i nxënësve nuk mund të jetë më shumë se 15 nxënës në një klasë. Që të realizojmë një numër kaq të ulët të nxënësve do të përdoren edhe shkollat 9-vjeçare që janë afër shkollave të mesme.

Do të ketë rregullore të saktë për të gjithë procesin mësimor, në bazë të urdhërave të Institutit të Shëndetit Publik. Kjo rregullore do të shpërndahet në pak ditë që të gjithë të kenë mundësi të dezinfektojnë shkollat dhe të marrin masat”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!