Manjani i rendit të gjitha: Çfarë do bënte Gjykata Kushtetuese nëse do funksiononte

schedule14:52 - 28 Prill, 2020

schedule 14:52 - 28 Prill, 2020

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një mesazh të publikuar në profilin e tij në Facebook, shkruan se çfarë do të ishte në gjendje të bënte Gjykata Kushtetuese.

Kjo gjykatë e cila nuk është funksionale, sipas Manjanit do të kishte rrëzuar ligjin për ndryshimet në Kodin Penal. Më tej Manjani ka renditur të gjitha ato që sipas tij mund të bënte një Gjykatë Kushtetuese.

Komenti i plotë:

Cilado Gjykatë Kushtetuese të ishte sot në këmbë(edhe ajo e Dvoranit), do ti kishte rrëzuar masat ndaluese pa shkak që ka vendosur Surreli në mënyrë ARBITRARE.

Edhe Kodin Penal që shpiku Rama e shkroi Meta dhe e miratoi Ruçi, do ta kishin rrëzuar.

Nuk them dot se do lejonin mitingje, as kongrese, as festa histerike nëpër sheshe, por qartësisht do lejonin njerëzit të lëviznin e të shkonin në punë lirisht.

Nuk pretendoj se do ndalonin pushtetin monist së shemburi të objekteve private dhe atyre të kultit, por qartësisht do lejonin njerëzit të shesin,blejnë e regjistrojnë pronat e tyre ma marrë leje paraprakisht në E-albania.

Nuk besoj se Gjykata Kushtetuese do çlironte mediat, por gazetarët do lejoheshin të bënin lirisht punën e tyre, pa qenë të detyruar të japin hesap censuruesve.

Nuk do të ndalte dot kriminelët kjo gjykatë, por do të detyronte policinë,prokurorinë e gjykatat të rrinin në punë për të goditur krimin.

Pa dyshim, një Gjykatë Kushtetuese nuk ndalon do abuzimin, por qartësishht do shfuqizonte aktet abuzive normative që nxjerrin ligjin e prokurimit nga fuqia për të legjitimuar kontratat pa tender.

Një gjykatë Kushtetuese nuk do bënte as detyrën e Opozitës e as të Popullit. Por këtij të fundit mund ti jepte më shumë liri, nga sa i jep shteti monist.

Pra një Gjykatë Kushtetuese, sado e anshme të ishte do bënte diçka që kjo situatë të mos lejohej.

Meqë ra fjala, zoti Palmer na tha që vjet në qershor sedo ta kishim gjykatën në Korrik. Erdhi korriku tjetër….

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!