Shtëpia e Bardhë plane për rritjen e testimeve për Covid-19

schedule08:05 - 28 Prill, 2020

schedule 08:05 - 28 Prill, 2020

Shtëpia e Bardhë  në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit ka hartuar udhëzime të reja në kuadër të testimeve dhe të Covid 19 dhe për rihapjen e bizneseve. Presidenti Donald Trump deklaroi se të gjitha pjesët e vendit janë në gjendje të mirë, ose duke u përmirësuar.

Në të gjitha rastet duke u përmirësuar. Në raportin më të fundit Shtëpia e Bardhë publikoi atë që përshkruajti si një përmbledhje gjithëpërfshirëse të përpjekjeve të saj për të vënë në dispozicion teste të mjaftueshme për COVID-19, në mënyrë që shtetet të mund të testojnë të paktën 2.6 për qind të popullsisë së tyre çdo muaj.

Ndërkohë testimi dy herë do të jetë i përsëritur në zonat që janë më të goditura nga koronavirusi. Presidenti Trump dhe ekspertët mjekësor të administratës së tij prezantuan planin gjatë një telefonate me guvernatorët e shteteve të hënën mbasdite, dhe Trump njoftoi se bizneset si farmacia CVS do të zgjeronin qasjen në teste në mbarë vendin.

Zhvillimet e së hënës kishin për qëllim mbushjen e boshllëqeve kritike në planet e Shtëpisë së Bardhë për të filluar “rihapjen” e vendit, duke rritur testimet për virusin ndërsa zhvendos fokusin e presidentit tek rimëkëmbja e ekonomisë së goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Në konferencën e tij për mediat Trump është shprehur se  testimi nuk do të jetë aspak problem, duke shtuar se dëshira më e madhe tashmë është rihapja e vendit. Presidenti tha se plani i tij do t’i udhëzojë shtetet se si mund të rrisin në mënyrë dramatike testimin dhe gjurmimin e kontakteve të personave të infektuar.

Gjatë bisedës telefonike me guvernatorët e shteteve, Presidenti Trump sugjeroi se shumë shtete duhet të shqyrtojnë rihapjen e shkollave para fundit të vitit shkollor për t’ia lehtësuar prindërve rikthimin në punë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!