Në kuadër të luftës ndaj koronavirusit, Tuqia është vendosur krash Shteteve të Bashkuara të Amrikës. Në vendimin më të fundit zyrtarët turqë do të dërgojnë në SHBA pajisje mjekësore duke përfshirë maska N95, mburoja për fytyrën, maska kirurgjikale, fustanet dhe dezinfektuesin.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një deklaratë për mediat është shprehur se ato janë të kënaqëur që do i vijn ënë ndihmë SHBA në luftën ndaj koronavirusit.
“Ne jemi krenarë të njoftojmë se Turqia do i dhurojë furnizime mjekësore Shteteve të Bashkuara, pas kërkesës së aleatit tonë të NATO-s, për ta mbështetur në luftën kundër koronavirusit”.
Ngarkesa për në SHBA përmban 500,000 maska kirurgjikale, 40,000 fustane, 2,000 litra dezinfektues, 1.500 syze, 400 maska N95 dhe 500 mburoja të fytyrës, sipas Presidencës Turke. Turqia ka dërguar pajisje mjekësore në 55 vende që nga fillimi i pandemisë, sipas presidencës. Ndërkohë pritet që furnizimet të arrijnë të martën në mbrëmje në Joint Base Andreës./abcnews.al