“Pogba transferohet te Real Madrid, koha që United të dorëzohet!”

schedule22:56 - 27 Prill, 2020

schedule 22:56 - 27 Prill, 2020

Ish-mbrojtësi i Francës, Willy Sagnol, ka folur hapur për të ardhmen e bashkombësit të tij, Paul Pogba. Sipas Sangol, kushtet janë perfekte që Pogba të firmosë për Real Madrid dhe ka ardhur koha që Manchester United të dorëzohet.

“Të gjitha kushtet janë optimale që Paul Pogba të firmos me Real Madrid. Shpresoj që të shikojmë Pogban e Francës dhe jo të Manchester United. Real Madrid kërkon Pogban, Pogba kërkon të transferohet në Madrid.

Ka ardhur koha që Manchester United të dorëzohet dhe të pranojë paratë, që të investojë për një tjetër projekt. Kam besim se në verë ky transferim do të kryhet”, përfundoi Sagnol./abcnews.al