Erling Haaland është një prej lojtarëve më të mirë të momentit. Sulmuesi spikati me RB Salzburg dhe shumë klube tentuan ta transferonin atë. Në fund ishte Borussia Dortmund që bindi norvegjezin dhe menaxherin e tij, Mino Raiola.
45 milion euro të shpenzuara, 20 për klubin austriak, 10 për babanë e Haaland dhe 15 për agjentin Raiola: kjo ishte fatura për klubin gjerman, që tani mund ta shesë për të paktën 80 milion euro sulmuesin. Sigurisht as që ka ndërmend.
Së fundmi Haaland ka folur për kanalin zyrtar të Dortmund dhe pranon se po kalon një moment shumë të mirë dhe tregon shembujt e tij, për t’u rritur edhe më shumë si futbollist.
“Po përjetoj një nga momentet më të mirë të jetës sime. Kur isha fëmijë pata shumë shembuj për të ndjekur, kurse tani jam i përqendruar te dy lojtarë: Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic”, është shprehur Haaland, i cili ka shënuar 9 gola në tetë ndeshje të Bundesliga. /abcnews.al