Durrës/ Aksidentohet për vdekje një fëmijë

schedule20:26 - 9 Mars, 2018

schedule 20:26 - 9 Mars, 2018

Një aksident më pasojë vdekjen e një fëmije 7 vjeç ka ndodhur këtë të premte në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrotull në Ishëm.

Sipas policisë, Rexhep Dama, 24 vjeç, ka aksidentuar me mjetin tip “Benz” të miturën, me iniciale A.H, e cila ka ndërruar jetë në spital.
Policia ka shoqëruar 24-vjeçarin në komisariat për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ky është aksidenti i dytë me pasojë vdekjen e një fëmije në qytetin e Durrësit. Të enjten e 8 Marsit, një 4-vjeçar u përplas për vdekje nga makina poshtë pallatit ku banonte, pasi për një moment iu shkëput vëllait, i cili po e shoqëronte./abcnews.al