Kruja vijon të mbetet qyteti i tretë me numrin e të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, me 92 të infektuar, duke u renditur pas Tiranës dhe Shkodrës. Por në 24 orët e fundi ajo ka shënuar numrin më të lartë të rasteve pozitivë, me 9 të tillë.
Ministria e Shëndetësisë sërish ka theksuar se testimi i tyre ka ardhur nga hetimi epidemiologjik (kontakti me raste të prekur).
LEXO EDHE: ISHP e përmendi për herë të parë si detaj: A dështoi strategjia për testimet rast pas rasti?
Ndërkohë që 4 raste pozitive janë shënuar në Tiranë mes të cilëve një tjetër i burgosur tek Burgu 313. Harta e infeksionit është zgjeruar sërish në Shkodër me 4 raste të reja.
“Vijon hetimi epidemiologjik nga ku rezulton se në Krujë janë zbuluar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së denimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër”, njofton Ministria e Shëndetësisë./abcnews.al