Festë e egër me modele, talenti italian i tërbon të gjithë në Angli

schedule08:41 - 26 Prill, 2020

schedule 08:41 - 26 Prill, 2020

Moise Kean është mërzitur nga izolimi dhe ka menduar të bëjë një festë në shtëpi, çka i ka tërbuar drejtuesit e Everton. Daily Star Sunday ka publikuar disa foto, të kapura nga disa video të postuara nga sulmuesi në një grup privat në Snapchat. Në fotografitë shikohen disa femra, që besohet se janë modele të përfshira në akte seksuale me burrat e pranishëm në festë.

Fotoja e postuar nga Kean titullohet: “Karantinë e pastër”. Ndërkohë edhe Everton ka mbajtur një qëndrim mbi atë që ka bërë sulmuesi italian: “Everton është tmerruar kur kanë mësuar mbi incidentin ku është përfshirë një lojtar i ekipit të parë, i cili ka injoruar udhëzimet e qeverisë dhe politikat e klubit në lidhje me krizën e krijuar nga coronavirusi.

Klubi ka shprehur fuqimisht zhgënjimin ndaj lojtari dhe ka bërë të qartë se veprime të tilla janë të papranueshme. Njerëzit e mahnitshëm në NHS meritojnë respektin më të madh për punën dhe sakrificën e tyre. Mënyra më e mirë për t’u treguar atyre respektin tonë është duke bërë gjithçka mundemi që t’i mbrojmë”.

 

Fotot e publikuara nga Daily Star Sunday

Një burim pranë vetë sulmuesit, për Daily Star ka deklaruar: “Qartësisht Moise dhe miqtë e tij nuk mendojnë se rregullat janë edhe për ata, si për gjithë pjesën tjetër të njerëzve në Angli. Festa ishte absolutisht e egër dhe vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit”.

Bëmat e Kean këtë javë kanë qenë të shumta, pasi fillimisht fotografoi veten në një avion privat, kurse më pas u pa duke kërcyer mbi pjesën e prapme të një makine, së bashku me shok, kurse tjetri u bënte atyre fotografinë.

I njëjti burim shton: “Yjet e Premier League po marrin paga të mëdha dhe as ato nuk po funksionojnë. Kjo duhet të jetë mjaft shqetësuese për njerëzit që po humbasin punën, ose që u shkurtohen pagat. a mendojnë futbollistët se janë mbi rregullat?”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!