Franca drejt lehtësimit të masave kufizuese

schedule07:31 - 26 Prill, 2020

schedule 07:31 - 26 Prill, 2020

Franca duket se kohët e fundit po përgatitet për të hequr masat lehtësuese ndaj koronavirusit.

Kryeministri francez Edouard Philippe do të paraqesë planin e qeverisë për të lehtësuar masat kufizuese në Asamblenë Kombëtare Franceze të martën e 28 prillit.

Një zëdhënës  i qeverisë është shprehur se njoftimi i Philippe do të pasohet nga një debat dhe një votë, tha zëdhënësi.

Masat kufizuese kanë nisur më 17 Mars janë planifikuar të hiqen në 11 maj.Ndërkohë të dielën e kaluar, Philippe paralajmëroi se Franca nuk do të kthehet në normale për një kohë të gjatë pa u gjetur një vaksinë kundër Covid-19.

Deri më tani nga koronavirusi kanë humbur jetën 22 614 persona dhe 161 488  të tjerë janë infektuar./abcnews.al