“Të paktën të na fusë në dhe shtëpia, të gjithë do vdesim”, ndërgjegjësohen pensionistët në Kukës

schedule12:05 - 25 Prill, 2020

schedule 12:05 - 25 Prill, 2020

Vendimi i qeverisë për leje dalje të pensionistëve këtë të shtunë deri në orën 11:00,  është shfrytëzuar këta të fundit në qytetin e Kukësit.

Në rrugët e këtij qyteti pensionistët shihen më rrallë ndërsa shprehen se masat janë për të mirën e tyre.

Duket se ata i kanë mirëkuptuar masat shtrënguese dhe janë ndërgjegjësuar se këto masa janë për të mirën e tyre.

Ja çfarë thotë për ABC News një prej tyre:

Pyetje: Prej dy fundjavash keni liridalje deri në orën 11:00, si po i kaloni?

Pensionisti: Faleminderit kryeministrit njëherë që mendon për pensionistët. Kjo është për të mirën tonë, për shëndetin tonë, për të mos shkuar nga kjo botë. Ky është virus i fshehtë, hall është se edhe brenda nuk rrihet.

Pyetje:  Duhet më shumë orar për të lëvizur?

Pensionisti: Po , po më shumë orar.

Pyetje:  Shumë pak pensionistë paskan dalë sot, pse?

Pensionisti: Janë të frikësuar, virusi është edhe në Kukës. Të gjithë kemi për të vdekur se s’ka njerëz që nuk vdesin, po të na fusin në dhe të tjerët jo të varrosemi pa na prek me dorë shtëpia. Ishalla zoti na e largon të gjithëve koronavirusin./abcnews.al