VIDEO / “Kafe s’ka, kot që kemi dalë”, pensionistët në Vlorë të pakënaqur me masat kufizuese

schedule11:47 - 25 Prill, 2020

schedule 11:47 - 25 Prill, 2020

Vendimi i qeverisë për leje dalje të pensionistëve këtë të shtunë deri në orën 11:00,  është shfrytëzuar këta të fundit në qytetin e Vlorës.

Në rrugët e Vlorës në raste shumë të rralla mund të shohësh persona të tjerë, përveç kategorisë së pensionistëve.

Edhe në këtë qytet ka pensionistë që janë të pakënaqur me masat e kufizimeve për shkak të pandemisë.

Një prej tyre shprehet se marketet duhet të ishin të hapura 7 ditë të javës pasi kanë të bëjnë me ushqimin e përditshëm.

Ja çfarë thotë ai:

Pyetje: Si ju duket dita sot?

Pensionisti: Dita sot, jo-normale..

Pyetje: Pse?

Pensionisti: Sepse pensionistëve u kanë dhënë leje deri në orën 11:00. Pensionistët kanë dalë kot se… kafe s’ka që të mblidhen 2 apo 3…më duket si ditë jo e zakonshme sepse dje në markete kanë qenë mbytur me njerëz… grumbull…Prandaj dyqanet dhe marketet duhet të jenë të hapura, qeveria nuk ka bërë si duhet. 7 ditët e javës duhet të ishin të hapura marketet, se kanë të bëjnë me ushqimin e popullit.

Pyetje: Do ju shijonte një kafe në lokal?

Pensionisti: Po do e shijoja një kafe.

Pyetje: Çfarë do ndryshonit nga rregullat e qeverisë?

Pensionisti: Dyqanet çdo ditë hapur.

Pyetje: Si po i kaloni ditët e izolimit?

Pensionisti: Unë kam shtëpi private por ka të tjerë që jetojnë në pallat që s’kanë ku të venë.

Pyetje: E keni të vështirë të qëndroni në shtëpi?

Pensionisti: Po të merresh me ndonjë punë nuk është shumë e vështirë.

Pyetje: Po për sa i përket urdhrit që do të gjobiten të gjithë ata që thyejnë urdhrin e qeverisë dhe largohen më tepër se 500 m nga banesa, fare mendimi keni?

Pensionisti: Jo, jo, jo pse u largove 500 m apo 1 km çfarë të keqe ka kjo? Rëndësi ka që mos të bëhen njerëzit si ato delet kur i kap vapa dhe mblidhen të gjitha tok. Kjo bëhet për të mos infektuar njëri-tjetrin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!