VIDEO / “Ç’të më marrin?! morrat? Të fala Ramës”, pensionistët sot në liridalje batuta dhe humor

schedule11:06 - 25 Prill, 2020

schedule 11:06 - 25 Prill, 2020

Masat e vendosura për izolimin nga koronavirusi, duket se nuk respektohen nga disa prej pensionistëve në Korçë.

Veçanërisht kjo është shtresa më e rrezikuar nga virusi por që disa prej tyre ky fakt nuk u intereson aspak.

Disa prej tyre shihen të ulur në stola dhe në distancë nga njeri-tjetri ata po shijojnë orët e liridaljes. Gjithçka tjetër duket në heshtje.

Një prej tyre duket se nuk është bindur për masat që duhen respektuar.

Për mikrofonin e ABC News ai thotë se nuk ka ndërmend ti respektojë masat e qeverisë dhe se e gjithë kjo siç thotë ai, situatë është e stisur nga politika për të shuar pensionistët.

Dialogu: 

Pensionisti: Sot e nesër është virusi, pastaj të hënën fshihet.

Pyetje: Nuk jeni dakord me oraret që janë vendosur?

Pensionisti: Hiç fare. E kam jetën nga perëndia nuk e kam nga virusi.

Pyetje: Nuk keni frikë?

Pensionisti: Hic fare s’kam frikë.

Pyetje: Pse nuk e keni vendosur maskën?

Pensionisti: Ce dua maskën? Maskën ma ka dhënë ai lart.

Pyetje: Po duhet të qëndroni të izoluar.

Pensionisti: Unë? Përditë kam dalë, skano cfarë të më bëjnë.

Pyetje: Po sikur t’ju vendosin gjobë?

Pensionisti: Po s’kam, çfarë të më marrin mua, morrat?! Vetëm morrat mund të më marrin.

Pyetje: Por është për të mirën tuaj qëndrimi në shtëpi.

Pensionisti: Nuk është për të mirën time, jo, jo. Kjo është skenë politike për të shuar të gjithë pensionistët.

Pyetje: Po të jeni të sëmurë do shkoni në spital?

Pensionisti: Nuk jam i sëmurë, jam si molla. As nuk dua tja shikoj sytë spitalit.

Pyetje: Pra nuk i respektoni masat e qeverisë?

Pensionisti: Hic fare nuk i respektoj masat e qeverisë. Unë respektoj masat e perëndisë që më ka nxjerrë sytë.

Pyetje: Mund të infektoni familjarët…

Pensionisti: Nuk kam familjarë fare, i kam jashtë të gjithë. U mbyllën kufijtë se do ika prapë, jam vetëm këtu. Kështu që thua ti moj cupë e mbarë, dhe i thuaj Ramës; Të fala ke nga ata pensionistët që nuk binden!./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!