Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tahiri i bindur: Javën e ardhshme Kosova do të ketë qeveri të re

schedule16:22 - 24 Prill, 2020

schedule 16:22 - 24 Prill, 2020

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas takimit me kandidatin për kryeministër, Avdullah Hotin e LDK-së, tha se javën e ardhshme Kosova do të bëhet me qeveri të re.

Tahiri  është shprehur se ende nuk ka një marrëveshje mes partnerëve të mundshëm të koalicionit, ndërsa theksoi se një marrëveshje e tIllë është shumë e nevojshme.

Ai shtoi se po bëhen përgatitjet edhe për mbajtjen e seancës së Kuvendit nga e cila do të dilej me një qeveri të re.

“Është duke u punuar për t’u përgatit kjo seancë, javën e ardhshme jam i bindur që do të ketë një qeveri të re”, tha Tahiri.

Duke kujtuar që Këshilli Drejtues i AAK-së ka votuar marrëveshjen me LDK-në, Tahiri beson që shumë shpejt mandatari, Avdullah Hoti do të dalë me marrëveshjen finale.

“Deri më tani nuk ka një marrëveshje, diskutuam, dëgjuam, komunikuam bashkërisht. Shumë shpejtë besoj mandatari Hoti do të del me marrëveshjen finale. Mendoj që një marrëveshje e shpejtë me LDK, AAK-në dhe parti të tjera për të nisur një qeveri të re, për të ndihmuar gjendjen e rëndë në pandemi e në veçanti për të regjeneruar ekonominë e cila është në një gjendje shumë të rëndë, është më se e nevojshme, më se e domosdoshme”, tha Tahiri.

Po ashtu ai pranoi se emri i tij, i Selim Selimit e Blerim Kuçi janë përfolur si emra për poste ministrore.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!