U vra nga grabitësit, Bashkia e Fierit e shpall “Qytetar Nderi”

schedule11:42 - 9 Mars, 2018

schedule 11:42 - 9 Mars, 2018

Pas vlerësimit të presidentit Meta me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” për Agur Vrenozin, Bashkia e Fierit e nderon atë me titullin “Qytetar Nderi”.

Agur Vrenozi u vra në datën 3 mars duke mbrojtur pronarin e një pike këmbimi valutor nga një grabitje me armë zjarri nga tre persona të cilët janë të arrestuar.

Vrenozit i jepet titulli për aktin e tij vetëmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën. /abcnews.al