Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një kampion bote te Lazio, Tare projekton dhuratën e radhës për tifozët

schedule21:16 - 23 Prill, 2020

schedule 21:16 - 23 Prill, 2020

Merkato nuk mbyllet kurrë dhe vijon të jetë e gjallë. Igli Tare është një mjeshtër në këtë fushë dhe drejtori sportiv i Lazios po përgatit dhuratën e radhës për tifozët bardhekaltër. Dëshira e madhe quhet Mario Gotze, lojtar që do i rriste cilësinë dhe do sillte shumë eksperiencë te skuadra e Simone Inzaghit.

Fantazisti gjerman e ka shprehur gjithmonë dëshirën për të luajtur në Itali dhe Lazio është një opsion perfekt për të. Gazzetta dello Sport raporton se mesfushori ofensiv i Dortmund pëlqehet shumë nga Lazio. Gotze mbahet mend për shkëlqimin te verdhezinjtë dhe shënimin e golit në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës, duke vulosur rikthimin e trofeut të madh për herë të katërt në Berlin.

Transferimi te Bayern Munchen solli rënien e tij dhe lojtari ofensiv nuk ishte ai që njihnin të gjithë. Prej katër vitesh është kthyer në Dortmund dhe paraqitjet janë shoqëruar me ulje ngritje, por lojtari është vetëm 27 vjeç dhe te Lazio janë të bindur që do rikthehet sërish në formën e tij më të mirë.

Gotze del lojtar i lirë në fund të këtij sezoni, kështu që askush nuk do shpenzojë për kartonin e tij. Tare ka nisur kontaktet me agjentin e lojtarit, për të cilin interesohet edhe Roma dhe Napoli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!