Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj ka përcjellë mesazhe për të gjithë besimtarët para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në këtë muaj të bekuar Ramazani, Kryegjyshi i Bektashinjve i bën thirrje të gjithë besimtarëve që në këtë kohë pandemie të lutemi për të pasur durim, paqe e dashuri.
“Po përballemi me nje virus që merr jetë njerëzish, por gjatë kësaj situate populli shqiptar ka dalë faqebardhë. Edhe në këtë muaj ne do i lutemi Zotit të na japë paqe, durim e mirësi për të përballuar këtë situatë qe po kalon e gjithë bota. Unë uroj dhe bekoj të gjithë se me dëshirë duhet të dorëzohet trupi te perëndia për të pasur paq1e në familje tona”, është shprehur Kryegjyshi i Bektashinjve . /abcnews.al