UEFA merr vendimin final, shtyn prej COVID-19 një tjetër europian

schedule13:57 - 23 Prill, 2020

schedule 13:57 - 23 Prill, 2020

UEFA ka vendosur të shtyjë Europianin e femrave, që ishte programuar të zhvillohej në Angli në vitin 2021. Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv është vendosur që të shtyhet për në vitin 2022, nga data 6 korrik deri më 31 të të njëjtit muaj.

Presidenti i UEFA-s ka dalë edhe me një deklaratë, ku arsyeton edhe vendimin e marrë. “Duam të jetë turneu i vetëm madhor i futbollit gjatë verës dhe kështu i sigurojmë vëmendjen që meriton”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e Aleksander Ceferin.

Ky vendim ka pasur mbështetjen e plotë të të gjithëve, pasi kështu sytë do të jenë nga Europiani në vitin 2022. Vera e vitit 2021 do të jetë e ngarkuar me turne të tjerë, si Lojërat Olimpike, EURO 2021 për meshkuj dhe Copa America. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!