U kthyen nga Londra, 130 të riatdhesuarit: Hoteli kushte skandaloze, me tualete të përbashkëta

schedule11:54 - 23 Prill, 2020

schedule 11:54 - 23 Prill, 2020

Rreth 130 qytetarë shqiptarë që janë riatdhesuar në vend që nga Londra janë strehuar në një hotel në Durrës.

Duke folur për mikrofonin e Abc News, qytetarët e riatdhesuar thonë se në hotelin ku janë strehuar mungon higjiena më minimale. Ndërsa, disa prej tyre madje janë shprehur se “me këto kushte ne do ta marrim koronën se nuk e kemi.

Sa i përket shpenzimeve, qytetarët u shprehën se kanë paguar 200 euro për t’u kthyer në Londër si dhe 200 euro për ushqimin për 4 javë. Ata kërcënojnë tashmë që do detyrohen që të qendrojnë jashtë hotelit pasi kushtet në dhoma janë jo normale.  Gjithashtu të riatdhesuarit janë shprehur se, veç matjes së temperaturës nuk u është bërë as testi dhe asnjë lloj kontrolli tjetër.

Një nga të riatdhesuarit, Agim Plepi shprehet:

Avioni ishte i tejmbushur, pas aeroportit autobusi ishte i tejmbushur përtej kapaciteteve. Check in-i në katastrofë totale, mbi 150 persona ishte vetëm një person për personel. Komplet mungesë organizimi. Kushtet janë minimale, çarçafët janë të çarë e me njolla. Për të kaluar te pjesa e ushqimit. E sjellin ushqimin me karrocë me rrota. Kam fjetur me xhup, dhomat janë katrahurë, tre familje ndajnë dhoma të përbashkëta.”

Qytetarët u shprehën gjithashtu se mes tyre ka fëmijë, gra dhe të moshuar të sëmurë, ndërsa këta të fundit janë të shqetësuar pasi janë edhe më të rrezikuarit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!