“Edhe në vrimë të miut të futet pronarin do ta djeg të gjallë”: Punonjësit e fasonerisë në Korçë duan pagat

schedule11:40 - 23 Prill, 2020

schedule 11:40 - 23 Prill, 2020

Rreth 50 punëtorë te fasonerisë kanë dalë në protestë përballë ambienteve të Tatimeve në Korçë pasi janë përjashtuar nga lista e pagës së luftës.

Në zyrën e drejtorisë së tatimeve fillimisht janë pritur nga përgjegjëset e fasonerisë, por për puntorët nuk ka patur një përgjigjje. Këta të fundit më pas kanë hyrë të gjithë në godinë, por për situatën shprehen: “Trokitëm në zyrën e drejtorit, por nuk na e hap derën”.

Ata kanë treguar për “ABC News” se kanë aplikuar për pagën e luftës por iu është thënë se nuk janë në listë. “Kemi qenë pa punë dhe s’kemi çfarë të ushqehemi. Është e ardhura e vetme për familjet tona. Pse nuk na japin të drejte dhe të marrim edhe ne pagën sepse kemi paguar çdo sigurim”, shprehen ata.

Ndërkohë Dr. i Tatimeve Thoma Totonozi është shprehur se punëtoret nuk përfitojnë pagën e luftës pasi kanë aplikuar jashtë afatit të përcaktuar. “Nuk e përfitojmë pagën e luftës, por si mundësi e vetme është të aplikojnë për asistencë”.

Një punëtore e fabrikës ka reaguar me kritika dhe akuza ndaj pronarit. Ajo tregon se kanë punuar në kushte skandalozë, ndërsa kërcënon edhe drejtuesit e biznesit:

“Dua të ha unë, jam burrë e grua në atë punë. Duan të na hedhin në rrugë dhe shikoni në çfarë ndërmarrje kemi punuar ne, na është rrezikuar jeta. Jam punëtorja më e vjetër, kam 22 vjet punë. Kemi dërguar dy përgjegjësit atje dhe një djalë tjetër. Kemi 22 vjet sigurime.

Mos të ma takojë mua një 400 mijë lekëshe të ha bukë?! Unë skam asnjë fëmijë asnjë gjë… Jam atje me burrë e grua. Jam borxhë deri në grykë. Afendikoi (pronari) më hodhi në rrugë, deri dje shtynte karrocën me burrin tim. Sa e vështirë është për mua?! Ja unë s’kam bukë të haj. Jo kamera, se unë dhe një vit punë kam, por pronari , jo në vrimë miu të futen, por do ta djeg të gjallë. Në vrimë miu të futet, me këdo që ka mbrapa, se jam pa bukë.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!