Ditëlindja e 49 e ka gjetur doktor Dritanin në krye të detyrës, në shërbim të pacientëve të prekur nga koronavirusi.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë foton e doktorit në turnin e natës në Spitalin Infektiv, krah kolegëve të tij.
LEXO EDHE: Mjeku që u kthye në vijën e parë pas intubimit: Një 45-vjeçare shqiptare rëndë me Covid-19
“Dr. Dritan Mema po shërben në këto momente në turnin e natës në spitalin infektiv.
Sot është një ditë e veçantë për mjekun infeksionist i cili po e kalon ditëlindjen e 49 në shërbim të pacientëve të prekur nga Covid 19. Edhe 100 doktor Dritani!”, shkruan Manastirliu./abcnews.al