“The Athletic”, ka zbuluar një prapaskenë të bujshme, ndoshta edhe të pabesueshme sa i takon Mario Balotellit, më saktë, kohës kur SuperMario luante për Liverpool. Sulmuesi italian iu bashkua të kuqve si dëshirë e Brendan Rodgers, por nuk arriti të ruajë një vend titullari.
Rodgers e dërgoi në huazim te Milani sulmuesin italian, por kur Balotelli u rikthye, në krye të kuqve kishte ardhur Jurgen Klopp. Gjithsesi, “The Athletic” zbulon se Balotelli e dinte mirë karakterin e trajnerit gjerman dhe ishte gati për të ndryshuar.
Por, Klopp e kishte ndarë mendjen: Balotelli të shitet menjëherë. Kur italiani kuptoi se Klopp nuk e dëshironte në ekip, u kthye në Balotellin që njihnim, njohim, dhe mesa duket do të vazhdojmë të njohim. Gjithsesi, pozitiv është fakti se Balo ishte gati për të ndryshuar dhe kushedi, ndoshta sot do të ishte një ndër sulmuesit më të mëdhenj në botë./abcnews.al