Spanja ka regjistruar 435 vdekje brenda ditës, duke e rritur numrin e përgjithshëm të viktimave nga Covid-19 në vend në 21,717. Shifrat kanë pasur një rritje ditët e fundit, por numri i rasteve të reja po vazhdon të bjerë.
E mërkura pati një rritje prej 2.1% të çështjeve krahasuar një ditë më parë. Brenda 24 orëve janë konfirmuar 4,211 raste të reja me koronavirus. Ndërsa, deri më tani, Spanja numëron përgjithësisht 208,389 raste të konfirmuara.
Shifrat e fundit vijnë në një kohë kur kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, tha se vendi po synonte të hiqte kufizimet e izolimit në gjysmën e dytë të marsit.
Qeveria e vendit bëri një kthesë të shpejtë duke i lejuar fëmijët të dilnin në rrugë, pasi u kritikua ashpër të martën për shkak se të vegjlit do të lejoheshin të shoqëronin vetëm një prind për të blerë ushqime, ilaçe ose të shkonin në bankë.
Pas reagimeve, u ndryshua edhe rregulli për fëmijët dhe u njoftua se ata që janë nën 14-vjeç do të lejohen që të dalin për shëtitje të shoqëruar nga një prind, duke nisur nga 26 prilli. /abcnews.al/