Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili këtë të martë përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka publikuar deklaratën e zëvendës ministres së Shëndetësisë mira Rakacolli ku shprehet se me lehtësimin e masave specialistët presin një shtim të rasteve me Covid 19.
Vasili në postimin e ka cilësuar çmenduri dhe pyet nëse janë në rregull.
Ndër të tjera në të gjithë këtë situatë Vasili shkruan se kjo është hiçstrategjia e kryeministrit Edi Rama.
https://www.facebook.com/petritvasil/videos/932249940544459/
Postimi i plotë:
Shvejku tha : “Mire qe u çmendën, po pse të gjithë në një ditë”.(VIDEO)
“Me lehtësimin e masave do të shtohen rastet me COVID-19″, thonë këta të Ministrisë së Shëndetësisë.
A janë në rregull nga mend këta???
Po pse i lehtësojnë atëherë masat këta mendjendritur???
Po edhe njeriu me i fundit në glob e di që lehtësimi bëhet vetëm kur rastet fillojnë të ulen në mënyrë bindëse dhe të qëndrueshme.
Kjo është HIÇSTRATEGJIA e Edi Ramës ” bjeri ti biem” për Pandeminë./abcnews.al