44 shqiptarët e karantinuar në një hotel në Korçë, pa ushqime, Filo: S’kemi përgjegjësi

schedule19:29 - 21 Prill, 2020

schedule 19:29 - 21 Prill, 2020

Në një nga tre hotelet në qytetin e Korçës që janë karantinuar 44 shqiptarë që nuk kanë asnjë lekë për të paguar fjetjen dhe ushqimin. Këta qytetarë janë nga zona të ndryshme të vendit dhe pas futjes në Shqipëri sipas pronarit, bashkia dhe prefektura i kërkuan ti akomodonte për 14 ditë.

Atij ju tha se shqiptarët do të paguanin vetë shpenzimet bazuar në një deklaratë që kanë firmosur në pikën kufitare të Kapshticës. Edhe pse ka kaluar më shumë se një javë që ata janë strehuar në këtë hotel kjo nuk ka ndodhur.

Abc News pothujse çdo ditë ka biseduar me shqiptarët të cilët kanë thënë se jo vetëm nuk kanë para të paguajnë hotelin po nuk kanë as për të blerë ushqime. Në këto kushte ne kërkuam dy ditë me radhë një reagim nga pushteti vendor.

Kreu i Bashksië Sotiraq Filo nuk dha asnjë shpresë në lidhje mbështjen që mund ti jepet pronarit që nuk ka marrë asnjë pagesë, po kështu dhe për ndihmat ushqimore për të akomoduarit që nuk kanë mundësi të blejnë vetë.

Në një bisedë telefonike Filo tha se Bashkia që ai drejton nuk ka asnjë përgjegje për të dy palët. Ndërsa Prefekti Dhori Spirollari të hënën i tha gazetares Ledjona Xheladinaj se do ta ndjekë këtë çështje. As pas 24 orësh nuk ka asnjë masë konkrete. Edhe vetë të strehuarit në hotele e pohojnë këtë fakt.

“Nuk na ka ardhuar asnjë”, wshtw shprehur njw qytetar.

Abc News përgjatë gjithë mëngjesit dhe pasdites të së martës u përpërpoq të lidhej me Prefektin por ai nuk përgjigjet në telefon.

Ndryshe nga pronari i hotelit që deri tani nuk ka marrë asnjë zgjidhje, të paktën qytetarët që kanë apeluar për ndihma ushqimore janë dëgjuar nga qytetarë të thjeshtë korçarë dhe të afërm, të cilët ju kanë dërguar ushqime. Ata e kanë ndarë bukën me njëri-tjerin.

“Hiç asgjë ato që kanë shtëpinë këtu na kanë sjellë ndonjë ushqim për të ngrënë.”

Një i ri është paralajmëron se nëse situata nuk ndryshon kanë menduar të hyjnë në grevë.

“Ne do të ngrihemi të gjithë në grevë”, shprehen qytetarwt e karantinuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!