Turqia kalon Kinën për numrin e të infektuarve me Covid 19

schedule15:59 - 21 Prill, 2020

schedule 15:59 - 21 Prill, 2020

Turqia ka lënë pas Kinën përsa i përket numrit të të prekurve me koronavirus. Numri i personave të prekur deri më tani me koronavirus  kanë shkuar më shumë se 90 mijë, me të paktën 2 mijë viktima sipas të dhënave zyrtare të qeverisë.

Por bilanci i vërtetë i viktimave mund të jetë shumë më i lartë. Të dhënat e mbledhura nga Nju Jork Time nga regjistrat në Stamboll, vërtetojnë se Turqia jep shifra të ndryshme nga ato realet.

Vetëm në Stamboll janë rreth 2100 vitima nga 9 marsi deri në 12 prill, shumë më shumë se të dhënat e publikuara nga autoritetet për të gjithë territorin turk në atë periudhë.

Dhe pse jo të gjitha viktimat nuk mund të jenë si pasojë e koronavirusit, shifrat tregojnë një rritje të ndjeshme në numrin e viktimat që përputhet me fillimin e pandemisë. Mjekët turq pranojnë se vendi nuk ka bërë aq sa duhet për të ndaluar udhëtarët ndërkombëtarë si dhe ka lënë pas dore gjurmimin e kontakteve dhe asistencën për komunitetin.

Ndërkohë deri më tani në të gjithë botën janë më shumë se 170 mijë viktima si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Numri i të prekurve në nivel global shkon drejt shifrës 2 milion e gjysëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!