Tregtarët e tregut të “orizit” në protestë përpara bashkisë Vlorë: Jemi pa bukë!

schedule10:39 - 21 Prill, 2020

schedule 10:39 - 21 Prill, 2020

Mbyllja e tregut të fruta-perimeve në Vlorë, i njohur ndryshe edhe si tregu i “Orizit” ka bërë që tregtarët të dalin edhe këtë të martë në protestë para bashkisë.

Tregu ku punonin u mbyll pak ditë më parë nga Autoriteti kombëtar i ushqimit pasi nuk plotësonte kushtet higjenosanitare.

Ndërkohë një përfaqësi e tregtarëve  kanë hyrë në bashki  ku po diskutojnë më përfaqësues në lidhje rinisjen e punës.

Ata kërkojnë nga bashkia afatin se kur do të fillojnë aktivitetin.

Për këta tregtarë puna në atë treg është e vetmja mundësi për të mbajtur familjen.

“Ne duam të shkojmë në punë. Çfarë koronavirusi thoni,ne vdiqëm, s’kemi bukë për fëmijët, ne jemi pa bukë. Kemi ardhur te bashkia dhe nuk na pret njeri, askush nuk na jep një përgjigje. Kjo është padrejtësi. Le ta zhvendosin tregun, kush e ndaloi Kryetarin e bashkisë ta bënte këtë përpara se të fillonte kjo punë. Le ta rregullonte, tani u kujtuan ata që ne jemi pa bukë. Askush nuk kujtohet dhe s’të japin asnjë përgjigje”./abcnews.al