Qeveria i propozon Kuvendit zgjatjen e Fatkeqësisë Natyrore deri në datën 23 qershor 2020. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se propozimi pritet të miratohet nesër në Komisionin e Ligjeve.
Qeveria shpalli gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore më 24 mars për shkak të përhapjes së koronavirusit në vend.
Zgjatja e shpalljes së gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore parashikon vijimin e disa masave për institucionet publike, strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile, Subjektet private dhe shtetasit shqiptarë.
/abcnews.al