3 persona kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit në Serbi duke e çuar numrin e viktimave nga koronavirusi deri më tani në 125.
Ndërsa janë regjistruar dhe 312 raste të reja me COVID-19 me një total prej 6 630 të infektuarish në të gjithë territorin serb.
Ndërkohë BE-ja i ka dërguar Serbisë 800 mijë maska dhe pajisje të tjera mjekësore për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë./abcnews.al