Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ka pritur sot në aeroport 60 infermierët shqiptarë, që do të shërbejnë në veri të Italisë, në zonat më të goditura nga COVID-19.
“Një aeroplan sapo ka sjellë nga Shqipëria me 60 infermierë që do të mbështesin bluzat tona të bardha”, shkruan Di Maio, krah videos.
Pasi kanë zbritur në tokën italiane, infermierët shqiptarë janë marrë me një autobuz i cili do t’i dërgojë në vendin ku do të qëndrojnë për një periudhë ende të pacaktuar kohore.
Më herët Di Maio përshëndeti gjestin e Shqipërisë për të dërguar në shtetin fqinj 60 infemierë që do të shërbejnë në luftën kundër Covid-19. Ai theksoi se kjo është një tjetër dhuratë që vjen nga miqtë shqiptarë, teksa falenderon kryeministrin Edi Rama.
“Sot një grup prej 60 infermierësh do të arrijë në Itali për të mbështetur spitalet tona. Një ndihmë konkrete, një tjetër dhuratë që na vjen nga miqtë tanë shqiptarë.
Faleminderit Edi Rama për solidaritetin dhe mbështetjen e saj për Italinë”, shkruan Di Maio.
Oggi arriverà in Italia una task force sanitaria di 60 infermieri per dare sostegno ai nostri ospedali. Un aiuto concreto, un altro dono che ci arriva dai nostri amici albanesi.
Grazie @ediramaal per la vicinanza e il sostegno all’Italia. ????— Luigi Di Maio (@luigidimaio) April 20, 2020
Lexo edhe: Grupi i dytë i infermierëve shqiptarë niset drejt Italisë për të luftuar koronavirusin
Ky është grupi i dytë mjekësor që Shqipëria dërgon në Italinë fqinje, pasi 10 mjekëve dhe 20 infermierëve pak javë më parë.
Gjesti i Shqipërisë u përshëndet nga figura të shquara politike në Itali, mes tyre edhe kryeministri italian Giuseppe Conte dhe ish-kryeministri Matteo Salvini./abcnews.al