Merkato e verës po afron dhe mesa duket në aksin Paris-Torino do të ketë disa lëvizje. Bëhet fjalë për sulmuesin Mauro Icardi, i cili mbërriti tek PSG-ja verën e kaluar në formë huazimi nga Interi. Mesa duket argjentinasi do të rikthehet në Itali, por jo tek zikaltrit.
Ekzsiton mundësia për ta blerë kartonin e Icardit për 70 milionë euro, por francezët po mendojnë ta përdorin më pas në një operacion merkatoje. Sipas “La Gazzeta dello Sport”, drejtori sportiv i PSG-së, Leaonardo, kërkon të transferojë në kryeqytetin francez dyshen e Juves, Miralem Pjanic dhe Alex Sandro.
Mësohet se braziliani do të zhvillojë një takim me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, Paratici e Nedved, për të gjetur një zgjidhje e cila do ti interesonte të dyja palëve. Gjithsesi, ende nuk ka asgjë konkrete dhe në javët në vazhdim do të kemi zhvillime të reja. /abcnews.al