Një punonjëse e stafit mjekësor nuk i mbajti dot lotët, teksa përshkruante se si ndihej kur mbante duart e pacientëve të saj në trajtim intensiv.
Asistentja e shëndetit Nathalie Hoover u filmua në spitalin e universitetit Cambridge.
Pasi përshkroi maskat ‘shumë të parehatshme’ që i duhej të mbante mbi gojë dhe hundë, Hoover u emocionua kur e pyetën rreth pacientëve të saj.
Ajo tregon se si ata ndihen vetëm dhe vuajnë pa pasur askënd pranë.
Ajo nuk mbajti dot lotët dhe zëri i dridhej kur tregonte: “Ajo që mundem të them, është se ne jemi gjithmonë pranë tyre. Kur ata janë vetëm, aty është gjithmonë një infermiere për tu mbajtur dorën.”
Për t’i treguar pacientëve të tyre se kush janë, nën pajisjet mbrojtëse personale (PPE), ekipi i zonjës Hoover shkruan emrat e tyre dhe rolin e punës.
Numri i viktimave në Britani ka arritur në 16.060 ndërsa janë regjistruar 5.850 raste të reja duke çuar numrin e përgjithshëm në 120.067./abcnews.al