Një numër i madh biznesesh do të rihapen sot duke vijuar aktivitetin, por nën masa shumë të rrepta sigurie.
Lista është publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe në bizneset që do të lejohen të vijojnë punën spikat tregtia me shumicë si edhe një mori shërbimesh, ndërsa do të vijojnë të mbyllura bizneset që kanë të bëjnë kryesisht me tregtinë me pakicë apo kafet, restorantet, etj.
Krahas tyre, të mbyllura vijojnë të jenë Tregtia me pakicë në tenda dhe tregje të tekstileve, veshjeve dhe këpucëve; tregtia me pakice të artikujve të tjere jo në dyqane, tenda ose tregje.
(Lexoni LISTËN me bizneset që hapen dhe që qëndrojnë të MBYLLURA)
I mbyllur do të jetë konkretisht transporti hekurudhor interurban i pasagjereve; Transport rrugor i pasagjereve me sistemin urban; Aktiviteti i taksive; Transporte të tjerë rrugor të pasagjerëve; Transport detar dhe bregdetar i pasagjereve; Transporti ajror i pasagjereve
Arsimi vijon të jetë aktivitet i mbyllur. Po ashtu te mbyllur do te jene edhe dentistët vijojnë të mos lejohen.
Argëtim gjithashtu nuk ka. Janë të ndaluara Shfaqje artistike; Aktivitete mbështetëse për shfaqje artistike; Krijimtari artistike; Shfrytezimi i strukturave dhe paisjeve artistike.
Të mbylllura janë Aktivitete të bibliotekave dhe arkivave; Aktivitete të Muzeve; Funksionimi i vendeve dhe ndërtesave historike të ngjashme tërheqese për vlzitorët; Kopshte botanike dhe zoologjike dhe aktivitete të rezevateve natyrore. /abcnews.al