Gjermania ka shkaktuar zemërim në Kinë pasi gazeta gjermane BILD llogariti një faturë prej 130 miliardë paundësh që Pekini “i detyrohet” Berlinit pas ndikimit që pati pandemia koronavirus.
Gjermania i është bashkuar Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së përsa i përket akuzave se koronavirusi u hap në Kinë.
Sulmet e fundit vijnë pas të fshehtave që Pekini mbajti në lidhje më përhapjen e koronavirusit.
Të Shtunën, Donald Trump paralajmëroi se Kina duhet të përballet me pasoja nëse ajo ishte ” e vetdijshme për përgjegjësinë e saj” .
Presidenti Trump u tha gazetarëve: “Mund të ishte ndaluar në Kinë para se të fillonte si virus dhe sot e gjithë bota po vuan për shkak të saj.
“Nëse ka qënë gabim, gabimi është gabim. Por nëse ata ishin të vetëdijshëm , atëherë ka pasoja.
Ai tha se kinezët ishin ” zënë ngushtë” dhe pyetja ishte nëse ajo që ndodhi me koronavirusin ishte “një gabim që doli jashtë kontrollit, apo u bë qëllimisht?”
Presidenti Trump dhe ndihmësit e tij të lartë kanë akuzuar vazhdimisht Kinën për mungesë transparence.
Këtë javë qyteti i Wuhan, ku filloi shpërthimi, pati një rritje të viktimave në 50%.
Mbretëria e Bashkuar është bashkuar me zyrtarët e inteligjencës amerikane në hetimin se virusi e ka origjinën nga një laborator në Wuhan dhe jo në një treg siç u pretendua.
Një deklaratë e fuqishme u publikua këtë javë në gazetën më të madhe tabloid të Gjermanisë, Bild, e cila hartoi një faturë të demeve rreth 149bn € (130b).
Lista përfshin një tarifë prej 27 miliardë eurosh për të ardhurat e humbura të turizmit, deri në 7.2 miliardë euro për industrinë gjermane të filmit, një milion euro për kompaninë ajrore gjermane Lufthansa dhe 50 miliardë euro për bizneset e vogla gjermane.
Bild llogariti se kjo arrin në 1,784 € (1,550 £) për person nëse PBB-ja e Gjermanisë bie me 4.2 përqind, nën titullin “Ajo që Kina na ka borxh”.
Kina u përgjigj duke pretenduar se fatura “nxit ksenofobinë dhe nacionalizmin”.
Kryeredaktori i Bild Julian Reichelt e kundërshtoi hapur kritikën, duke thënë: “Ne pyetëm gazetën tonë Bild nëse Kina duhet të paguajë për dëmin masiv ekonomik që koronavirusi po shkakton në të gjithë botën.
“Xi Jinping, qeveria dhe shkencëtarët tuaj duhej ta dinin shumë kohë më parë se koronavirusi është shumë infektiv, por ju e lanë botën në errësirë për këtë.”
“Ekspertët tuaj më të mirë nuk u përgjigjën kur studiuesit perëndimorë kërkuan të dinin se çfarë po ndodhte në Wuhan.
“Ju ishit shumë krenarë dhe tepër nacionalistë për të thënë të vërtetën, për të cilën mendonit se ishte një turp kombëtar.”/abcnews.al