Punonjësit e kujdesit shëndetësor janë në një situatë të vështirë, pasi po përballen këtë periudhë me të prekurit nga COVID-19 dhe një pjesë e tyre as mund të takojnë të afërmit e tyre, apo edhe fëmijët.
Kudo ata po konsiderohen heronj dhe në shumë vende po mundohen t’i mbështesin. Qoftë edhe me një fjalë të mirë, apo gjest. Në Turqi kanë qenë tifozët e një klubi amator, Karagumruk, që u kanë bërë një surprizë së fundmi.
Ata kanë thirrur një autoambulancë, sigurisht me justifikimin se dikush ka qenë i sëmurë. E gjithë kjo për t’u shprehur atyre vlerësimin. Autoambulanca, kur ka mbërritur në vendin ku duhej, është pritur me brohoritje, ndërkohë që nuk ka munguar spektakli me mjete piroteknike.
Personeli mjekësor ka dalë nga mjeti lëvizës dhe tifozët u kanë dhuruar një buqetë me lule, në shenjë mirënjohje. Një gjest i bukur, që edhe personalin mjekësor e motivon edhe më shumë për të punuar në një moment të vështirë si ky. /abcnews.al
Karagümrük Taraftarları olarak Sağlık Çalışanlarımıza sürpriz yaptık. Vaka var diyerek ambulans çağırıp onlara destek verdik ve her zaman yanlarında olduğumuzu belirttik. pic.twitter.com/dphvf7e2Ug
— Karagümrüklüler (@karagumruk_fan) April 17, 2020