Pesë javë betejë kundër Coronavirusit. Gerrard, një tifoz i thekur i Everton, kishte qenë në përkujdesjen intensive të mjekëve dhe infermierëve në spitalin “Arrowe Park” dhe më në fund e ka lënë sallën e reanimacionit, pasi gjendja e tij shëndetësore është më e mirë.
Në gjithë këtë betë, faktori psikologjik është shumë i rëndësishëm dhe Gerrard është surprizuar nga stafi mjekësor, teksa dalja nga sektori i reanimacionit është shoqëruar me duartrokitje dhe muzikë.
Me siguri në ato momente Gerrard ka përjetuar emocione të forta dhe tashmë mezi pret ta lërë spitalin përfundimisht dhe të shkojë në stadium për të parë skuadrën e tij të zemrës, Everton. Beteja më e rëndësishme po fitohet, por të tjera e presin atë në Premier League. /abcnews.al
This is Gerrard, a massive Evertonian, being cheered by the staff at Arrowe Park Hospital as he leaves ICU following a five week battle with Coronavirus ??? #NHSheroes #NHSCovidHeroes #EFC @Everton pic.twitter.com/oIuFRQuj3Q
— CapitalLivNews (@CapitalLivNews) April 17, 2020