Një mjek dhe dy infermierë në Tiranë janë shëruar nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë me dije, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Kështu numri në total i personelit shëndetësor të shëruar ka shkuar në 39. Sakaq, aktualisht janë 302 pacientë që janë shëruar nga Covid-19.
Lexo edhe: Shkon në 548 numri i të prekurve nga koronavirusi, 9 raste të reja u konfirmuan sot
Mesazhi i ministres:
Lajm i mirë!
1 mjek dhe 2 infermiere në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit
Shkon në 39 numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19
Për të shtatën ditë radhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë. Deri tani janë 302 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19