Italia nuk gjen qetësi, rritet sërish numri i viktimave në 24 orë

schedule18:11 - 17 Prill, 2020

schedule 18:11 - 17 Prill, 2020

Këtë të premte sërish është rritur numri i personave që kanë humbur jetën në Itali si pasojë e koronavirusit.

Në 24 orët e fundit në vendin fqinj janë regjistruar 575 viktima duke e çuar në total numrin e personave që kanë humbur jetën nga Covid 19 në 22 745.

Krahasuar me një ditë më parë në Itali gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 55 persona më shumë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve janë regjistruar 3493 të reja  duke e çuar në 172 434 numrin total të të infektuarve.

Nga ana tjetër numri i personave të shëruar në 24 orë ka kapur shifrën 2563./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!