Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta zhvilloi sot një takim me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, për marrëveshjen e detit me Greqinë.
Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve dhe të fqinjësisë së mirë me Greqinë dhe informoi deputetët me qëndrimin e tij ndaj kësaj çështjeje duke nënvizuar se për arritjen e një marrëveshjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, kërkohet bashkëpunim dhe seriozitet nga të gjitha institucionet.
Presidenti Meta vlerëson frymën bashkëpunuese dhe konstruktive, që karakterizoi bashkëbisedimin me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme. /abcnews.al