Belgjika është vendi i parë i BE-së me numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 krahasim me atë të popullsinë.
Sipas autoriteteve shëndetësore në Belgjikë numërohen 5,163 persona, të cilët kanë humbur jetën nga infeksioni i koronavirusit.
Në një konferencë për media ditën e sotme, autoritetet shëndetësore thanë se janë regjistruar 313 viktima në 24 orët e fundit. Rastet e reja të prekur nga infeksioni janë 1,329 për një total të infektuarish prej 36,138.

